Italia ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Europian për të përballuar krizën e emigrantëve të paligjshëm në Mesdhe. Ministri i Jashtëm Italian, Paolo Gentiloni bëri thirrje për një përgjegjësi më të madhe mbi valën e emigrantëve, që rrezikojnë jetët e tyre për të mbërritur në brigjet italiane.

Emigrantët vijnë nga Afrika Veriore për t’i shpëtuar luftës në vendet e tyre, dhe që prej 10 prillit janë shpëtuar më shumë se 10 mijë emigrantë, një rast i paprecedentë ky për një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Situata paraqitet alarmuese pas tragjedisë së fundosjes së anijes, ku më shumë se 400 personave kanë humbur.
Dyshohet se anija me 400 persona në bord është fundosur, sipas dëshmive të pasagjerëve të tjerë të shpëtuar në operacionet e Rojeve Bregdetare italiane.
 
Sipas Agjensisë së OKB-së për rfugjatët, vitin e kaluar në Mesdhe kanë humbur jetën më shumë se 3,500 emigrantë në tentativën për të mbërritur në Europë.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)