Vala e të nxehtit përfshin vendin, të premten priten temperatura 40 gradë celsius

Vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta. Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni thotë për Report Tv se të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius. Ndërkohë nesër termometri pritet të shënojë deri në 36 gradë ceslius.

“Presim që sot, nesër dhe deri ditën e dielë të kemi një rritje të temperaturave, kulmin presim ta kemi të premten temperaturat maksimalë arrijnë në 40 gradë. Të larta do jenë edhe temperaturat minimale të natës.

Kjo është vala e parë e të nxehtit për sezonin e verës dhe temperaturat janë shumë të larta për fundin e qershorit. Presim të vijmë në rritje. Nesër presim që temperatura maksimale në bregdet të jenë 36 gradë”, tha Gjoni për Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gjoni tha se i gjithë Ballkani dhe Europa Juglindore është përfshirë nga temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën dhe të dielën pritet që temperaturat të ulen me nga 2 gradë në secilën ditë.

“Në të njëjtat kushtet ndodhet e gjithë pjesa e Ballkanit dhe Europa Juglindore. Pjesa tjetër e Europës ndodhet në vlera më të ulëta. Kryesisht është jugu dhe juglindja, më i prekur është Ballkani. Greqia dhe Turqia kanë pasur temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ditën e shtunë temperaturat maksimale zbresin me 2 gradë, nga 40 gradë në 38 gradë, ndërsa dita e dielë shënon sërish një rënie prej dy gradësh tjetër dhe presim që maksimalet të shënojë deri në 36 gradë. Do jetë si një frymëmarrje nga këto temperatura të larta. Vala e të nxehtit do jetë e shoqëruar edhe me pluhur”, tha Gjoni për Report Tv.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë