'Vala e tretë' e COVID, Parisi dhe disa rajone në Francë do të futen në karantinë për një muaj (VIDEO)

Paris, Nice dhe disa zona të tjera franceze do të kalojnë në një bllokim të plotë për një muaj pas rritjes së infeksioneve COVID-19 dhe tejmbushjes së spitaleve në disa rajone’- kështu bëri më dije kryeministri francez  Jean Castex këtë enjte.

Kryeministri francez tha se situata është përkeqësuar ndjeshëm në vend, me variantin e virusit britanik më te cilin janë shënuar gati 75% të rasteve.

Gjashtëmbëdhjetë zona do të kalojnë në bllokim nga e premtja pas një vale të tretë të infeksioneve. Shumica e rajoneve janë të vendosura në qytetin e Parisit dhe në veri të vendit dhe udhëtimet nga ato rajone do të ndalohen.

Shkollat ​​do të mbeten të hapura, por shkollat ​​e mesme do të kufizohen në gjysmën e kapacitetit. Dyqanet jo thelbësore do të duhet të mbyllen, ndërsa libraritë do të lejohen të qëndrojnë të hapura në rajone që janë nën bllokim.

Gjatë bllokimit, njerëzit do të jenë në gjendje të shëtisin dhe të luajnë sporte pa ndonjë kufizim kohor, por do të duhet të kenë një formë justifikimi dhe nuk do të largohen më larg se 10 kilometrave nga shtëpitë e tyre.

Castex tha se përshpejtimi i virusit dukej si një "valë e tretë" ndërsa në vend janë shënuar gati 100,000 vdekjeve për shkak të COVID-19.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë