“Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes por nësë vazhdon me këtë ritem duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”- tha e emocionuar Valbona Mema në një intevistë për IN Tv.
I vendosur përballë këtij rrëfimi Ermali tha se fton edhe Artjolën në studio në qoftë se dëshiron të sqaroj këtë situatë, teksa pyet Valbonën nesë janë konfliktuar nga afër me njëra-tjetrën, nëse vet ajo e ka ofenduar apo diçka e ngjashme.
“Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat do t’ja them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tëndë. Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullësisë te vazhdoj punën e tij” – vijoi Valbona. Këngetarja shtoi se e ka mbajtur për vete këtë shqetësim prej vitesh, por edhe durimi ka kufi.
Er.K/Shqiptarja.com
