TIRANE -  “Për atë çfarë ka bërë burri im e dënoj me vdekje. Ta varin në mes të Tiranës”- këto janë fjalët e Valbona Pacit në një intervistë dhënë për korrespondentin e TV A1 REPORT në Peshkopi. Ajo është gruaja me të cilën Ardian Prrenjasi bashkëjetoi për afro dy vite.

Valbona Paci tregon se nuk kishte pasur asnjëherë hije dyshimi mbi bashkëshortin e saj ndërkohë që ditën e rrëmbimit nuk kishte qenë në Laprakë por tek familjarët e saj në Peshkopi.

“Kisha 7 ditë që kisha ardhur në Peshkopi dhe nuk e di fare se unë kam qenë tek prindërit. Ai më është dukur njeri i mirë. Më pas erdhi policia dhe më mori në pyetje. Më thanë a e di çfarë ka bërë burri yt. U tregova se nuk dija gjë pasi prej 7 ditësh ndodhesha tek familja ime."- tregon Paci e cila kur e pyesin për reagimin e saj pas zbulimit se njeriu me të cilin bashkëjetonte ishte pedofil thotë: "Për atë çfarë ka bërë burri im e dënoj me vdekje. Ta varin në mes të Tiranës".

Më 30 nëntor të vitit të kaluar ajo kishte qenë në Peshkopi. Edhe përgjatë së shtunës kur u përdhunua i mituri, ajo kishte qenë pranë familjes së saj, deri në momentin kur është kontaktuar nga policia dhe i është kërkuar të udhëtojë drejt Tiranës për t’u pyetur rreth ngjarjes.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)