Valë e dytë e COVID-19? Xhaçka: Qytetarët nuk janë vetëm, NATO është në gatishmëri

Valë e dytë e COVID-19? Xhaçka: Qytetarët nuk janë vetëm, NATO është në gatishmëri

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Në përfundim të Ministerialit te Mbrojtjes, i cili u zhvillua për dy ditë online, ministrja Olta Xhaçka tha se NATO është në gatishmëri për të ndihmuar në rast të një vale të dytë të koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në twitter, thotë se shqiptarët nuk janë vetë në këtë sfidë.

“Mundësia e një vale të dytë të COVID-19 është një mesazh me zë të lartë dhe i qartë për të gjithë botën për të dëgjuar. Dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët tanë, që të dëgjojnë dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë sfidë. NATO është në gatishmëri. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë fituar respektin e të gjithë qytetarëve tanë për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm në kohën e krizës. Emergjencat Civile të NATO-s meritojnë mirënjohjen tonë për rezistencën dhe gatishmërinë”, shkruan ministrja Xhaçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë