Valë e re pandemie në Europë/ Kontinenti rivendos kufizime për banorët dhe bizneset...OKB: Na duhet një aleancë globale për vaksinën

Valë e re pandemie në Europë/ Kontinenti rivendos kufizime për banorët dhe bizneset...OKB: Na duhet një aleancë globale për vaksinën

Në Europë, vala e re e pandemisë ka bërë që qeveritë në të gjithë kontinentin të vendosin përsëri kufizime për banorët dhe bizneset.

Në Spanjë, autoritetet lokale të Madridit dhe qeveria kombëtare po përplasen për shtrirjen e masave të reja që do të thotë se 3.3 milionë banorë mund të futen në izolim total.

Qeveria rajonale tha se do të vendosë bllokime, por vetëm pjesërisht dhe që prekin rreth 1 milion njerëz, të cilët duhej të qëndrojnë në shtëpi, nëse nuk do të kishin një arsye të autorizuar për të dalë. Edhe në Çeki gjithashtu do të përballen me masa të reja kufizuese duke filluar nga e hëna.

Shifrat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se Republika Çeke radhitet pas Spanjës për numrin më të lartë të rasteve të reja për frymë në Evropë gjatë dy javëve të fundit.

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit mbi 14 mijë raste të reja të identifikuar me Covid por autoritetet janë shprehur se nuk do të ketë mbyllje totale teksa gjysma e vendit është shpallur ‘zonë e kuqe’.

Me mbi 6000 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara, Britania e Madhe ka shtuar Hungarinë, Danimarkën, Portugalinë, Slloveninë dhe Sllovakinë në listën e saj të karantinës së detyruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin teksa ka deklaruar se bota rrezikon të regjistrojë 2 milionë viktima Covid nëse shtetet nuk veprojnë në kohë për të frenuar përhapjen e infeksioneve.

Drejtori i emergjencës shëndetësore i OBSH Michael Ryan, u shpreh se në nëntë muaj kanë humbur jetën rreth 1 milion njerëz dhe shtroi gjithashtu pyetjen nëse bota është e gatshme të parandalojë dyfishimin e vdekjeve, pasi sipas tij shumë vende kanë relaksuar masat antiCovid.

Reagimi i Ryan vjen pak ditë pasi komisioneria europaine e shëndetësisë Stella Kyriakides tha se situata Covid në disa vende të BE-së është më e keqe se në muajin mars dhe se nëse duam të shmangim një bllokim të ri total, duhet të marrin masa urgjente.

Brukseli gjithashtu ka përpiluar një listë të vendeve me rrezik të ulët, me rrezik të mesëm dhe me rrezik të lartë. Italia, së bashku me Gjermaninë, është ndër të parat, ato ku situata është ende nën kontroll.

Në grupin me  trend "shqetësues" janë vende të tilla si Austria, Danimarka dhe Franca, ku rreziku në përgjithësi është i moderuar, por shumë i lartë për kategoritë më të prekshme nga sëmundja.

Në fund, Spanja, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria janë në grupin "me rrezik të lartë", ku normat e infeksionit janë shumë të larta ose me rritje të theksuar te grupmosha e trëtë dhe, rrjedhimisht janë rritur apo pritet të rriten rastet fatale

Vaksina Covid-Apel nga fuqitë e mëdha në OKB: Na duhet një aleancë globale

India, e cila është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, do të përdorë burimet e saj në luftën kundër pandemisë Covid-19 për të gjithë njerëzimin", kështu premtoi kryeministri i saj Narendra Modi në OKB.

Në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara, Amerika Latine dhe Australia kërkuan solidaritetin e fuqive të mëdha, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë që tashmë kanë rezervuar më shumë se gjysmën e dozave e planifikuara.


Lajmi kryesor:

Në Itali 17 viktima dhe 1766 raste të reja! Bota prek pragun e 1 milion vdekjeve nga Covid-19 dhe më shumë se 33 milionë të prekur (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë