Ushtria izraelite ka njoftuar se pak më parë janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit. “Sistemet e mbrojtjes janë aktivizuar për të ndërprerë kërcënimin”, deklaroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, ndërsa më pas u njoftua për një valë të dytë sulmesh.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në momentin kur u publikua lajmi për lëshimin e raketave iraniane drejt Izraelit, postoi në platformën X një imazh që paraqet flamujt e Iranit dhe Libanit të bashkuar. Kjo u interpretua si një shenjë solidariteti e Teheranit me Bejrutin përballë sulmeve izraelite.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani sulmon Izraelin, IDF: I shkatërruam raketat! Trump mesazh Teheranit: Boll, rikthehuni në negociata!