La Liga në Spanjë zhvilloi të martën tre nga ndeshjet e javës së 19-të. Gjithçka nisi në Madrid, aty ku Rayo Vallecano triumfoi 0-2 kundër Getafes në derbin e vogël të kryeqytetit. Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu luajti nga minuta e parë për miqtë, duke qenë protagonist në suksesin e të tijve. Camello me dopietë vendosi ndeshjen.
Në "San Sebastian", Real Sociedad barazoi 1-1 me Alaves. Rioja për miqtë dhe Zubimendi për vendasit ishin autorët e golave. Në sfidën tjetër, Valencia e nisi me sukses 2024 dhe fitoi 3-1 me Villarreal. Yaremchuk, Pepelu (dopietë) shënuan për vendasit dhe Moreno për miqtë.
Në Premier League, për javën e 20-të Brigton dhe West Ham barazuan 0-0. Paçka shumë rasteve dhe një ndeshjeje spektakolare nga një portë në tjetrën, rezultati nuk ndryshoi.
La Liga, raundi i 19-të:
E martë
Getafe 0-2 Rayo Vallecano
Real Sociedad 1-1 Alaves
Valencia 3-1 Villarreal
E mërkurë
17:00 Granada - Cadiz
19:15 Celta Vigo - Betis
19:15 Real Madrid - Mallorca
21:30 Girona - Atl. Madrid
Renditja: