Valencia frenon Barçën, Messit i
mohohet gol, fiton Juventus

Valencia frenon Barçën, Messit i<br />mohohet gol, fiton Juventus<br>
Valencia frenon Barcelonën. Në “Mestalla” përfundon 1-1 një ndeshje spektakolare dhe që la pas shumë polemika. Pjesën e parë e dominoi Barcelona dhe madje shënoi me Mesin por arbitri nuk e akordoi golin që ishte mëse i rregullt pasi topi e kaloi plotësisht vijën fatale.

Në fraksionin e dytë ishte Valencia shumë më mirë dhe shënoi e para me Rodrigon.Sulmuesi finalizoi një aksion mjaft të bukur të Valencias duke mposhtur Ter Stegen kur kishte kaluar një orë lojë. Megjithatë Barca konfirmohet e pathyeshme duke barazuar 8 minuta nga fundi. Messi jep një top fantastik dhe Jordi Alba barazon gjithçka. Barca vijon të kryesojë me 35 pikë, Valencia e dyta me 31 ndërsa Real e Atletico janë 8 pikë larg katalanasve.

Në Itali Juventusi bën detyrën,shënon tre gola për tu ngjitur në vend të tretë. Bardhezinjtë mposhtën në Torino, Crotonen 3-0 me tre gola në pjesën e dytë. Të parin e shënoi Mandzukic. Sulmuesi me kokë zhbllokoi rezultatin pas një krosimi nga Barzagli.Goli i dytë ishte spektakolar dhe mban firmën e mbrojtësit De Sciglio.

Vetëm katër minuta kishte në fushë por De Sciglio lëshon një predhë që përfundon në rrjetë në minutën e 60-të. Dhe llogaritë i mbyll përfundimisht mbrojtësi tjetër Mehdi Benatia.Juvja mund 3-0 Crotonen dhe ngjitet e treta 4 pikë larg Napolit kryesues. Më herët Lazio-Fiorentina përfundoi në barazim 1-1. Bardhekaltërit shënuan të parët me De Vrij porn ë kohën shtesë barazoi Fiorentina me penallti.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal