TIRANË - Në hapje të sesionit dimëror, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  sot ka zhvilluar zgjedhjet për President dhe Zëvendëspresident të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në këto zgjedhje Valentina Leskaj është zgjedhur Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Asambleja Parlamentare e KiE përbëhet nga 47 vende anëtare që përfaqësohen nga 642 deputetë gjithsej.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)