Valentino hap dyqan gjigand në New York,
1300 artikuj të bardhë 

Valentino hap dyqan gjigand në New York,<br />1300 artikuj të bardhë 
Brandi prestigjoz Valentino ka ardhur në një dimension të ri hapësinor duke u shkrirë në bashkëpunim me artistin dhe stilistin e njohur Fornasetti.

Piero Fornasetti ishte një piktor, skulptor dhe dekorues Italian, trashëgimtar i të cilit tashmë është i biri Barnaba Fornasetti.

Barnaba tashmë ka krijuar shtëpinë e tij të parfumeve të cilat kanë ambalazh të veçantë prej enëve qeramike të punuara me dorë.

Valentino ka inauguruar në New York dyqanin e ri me 1860 metër katrorë dhe tre kate.



Plot 1300 artikuj janë ofruar për shitje si veshje, çanta, këpucë etj, të gjitha në ngjyrë të bardhë.

E veçanta e koleksionit është një zemër e kuqe në anën e djathtë të kraharorit të dizenjove e cila simbolizon pasionin dhe dashurinë e Valentinos për këtë projekt dhe New Yorkun.

Fornasetti shprehet se ka realizuar ëndrrën e babait të tij me këtë bashkëpunim i cili nuk dëshironte që të ishte një dizenjues i viteve 50’.



Ai donte që të “shpirtëzonte” modën duke i dhënë jetë dhe duke e ndërthurur me artin bashkëkohor.

Dyqani inovativ është zhvilluar nga drejtorët kreativë Maria Grazia Chiuri, Pierpaolo Piccioli bashkë me arkitektin David Chipperfield.

Ndërkohë, janë krijuar edhe bizhu për femra e meshkuj në shitje.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase