Në rajonin e Kharkiv, një tank rus goditi një makinë në të cilën po udhëtonte një familje. Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare.
Lajmin e bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme në Facebook, transmeton Ukrinform.
“Në rajonin e Kharkiv, një tank rus shtypi një makinë me një familje me dy fëmijë. Familja bërtiste se ishin civilë, duke valëvitur flamurin e bardhë, por më kot. Prindërit dhe një vajzë nëntëvjeçare kanë humbur jetën dhe një djalë 17 vjeç ka mbetur i plagosur”, thotë prokurori.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












