Edi Rama mbajti fjalën dje në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Washington DC, ku preku 18.000 amerikano-izraelitë me historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber ka publikuar një fotografi, ku dallohen dy automjetet e delegacionit që kanë shoqëruar kryeministrin shqiptar që vazhdon të jetë në Uashington.

Bëhet fjalë për dy fouristrada të tipit Chrysler dhe në njërën prej tyre dallohet shoferi me këmishë të bardhe dhe kravatë.

Në sfond shihet gjithashtu Capitol Hill, Kongresi i SHBA-ve.

Mbi veturë qëndrojnë flamujt e Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara.

rama

Delegacioni që shoqëron Edi Ramën në SHBA

s.k/Shqiptarja.com