Valëviti flamurin kuq e zi në Mal të Zi, gjobitet me 300 Euro dhe dëbohet atleti shqiptar me historinë e veçantë

Valëviti flamurin kuq e zi në Mal të Zi, gjobitet me 300 Euro dhe dëbohet atleti shqiptar me historinë e veçantë

Irfan Domnori 64 vjeç është dënuar me 300 euro gjobë si dhe është dëbuar nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se ka valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj të cilat përmes komunikatës zyrtare të policisë raportojnë se Domnori është dëbuar nga territori i Malit të Zi për një muaj.

”I.D. dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Irfan Domnorit u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota.

Ai jo vetëm që të shërohej nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.

Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot