Vali Corleone plagoset në këmbë nga e dashura, akuzat që rëndojnë ndaj 22-vjeçares

Vali Corleone plagoset në këmbë nga e dashura, akuzat që rëndojnë ndaj 22-vjeçares

Anita Syla dhe Vali Corleone

Vali Corleone, personazh i njohur në rrjete sociale është plagosur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Mësohet se është plagosur në këmbë dhe aktualisht po merr trajtim brenda spitalit të Gjilanit. Dyshohet se Vali Corleone është plagosur nga e dashura 22-vjeçare, e cila është arrestuar dhe dyshohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

“Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë: Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, njoftoi Prokuroria.

Mediat në Kosovë thonë se 22-vjeçarja e arrestuar është identifikuar si Anita Syla. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në banesën ku jetonte çifti. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 11/08/2022 18:57

    Kjo Vali Corleone shume e mire.C’fare ha qe eshte kaq e bukur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës