Plagosi me armë Vali Corleonen në banesën ku jetonin, Gjykata lë në burg 22-vjeçaren: Tentoi ta vriste në praninë e personave të tjerë

Plagosi me armë Vali Corleonen në banesën ku jetonin, Gjykata lë në burg 22-vjeçaren: Tentoi ta vriste në praninë e personave të tjerë

Anita Syla dhe Vali Corleone

Gjykata e Gjilanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Anita Sylën, 22-vjeçaren që plagosi me armë zjarri në këmbë Vali Corleonen.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në banesën ku bashkëjetonin. Në njoftim thuhet se 22-vjeçarja tentoi ta vrasë  Vali Corleonen në praninë e personave të tjerë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepur me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit”, tha Vali Corleone.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
U plagos me armë nga e dashura, Vali Corleone thyen heshtjen: Po luanim bast me vdekje! Humba dhe i thashë 'më gjuaj se jam King'

1660333811_princvalicorleone.jpg

Vali Corleone ka reaguar pasi e dashura e tij 22-vjeçare e plagosi me armë zjarri në këmbë. Ai ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ngjarjen dhe thekson se ishte vetë ai që i kërkoi partneres që ta gjuante. Sipas tij, po luanin një lojë, ku humbi ndaj kërkoi që ta qëllonin.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si vajzë e imja, dhe e kam si vajzë timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e hajë një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thash qikës më gjuaj tani! Ajo më tha ‘jo babi nuk mundem’, unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës. Më kuptove vajza ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt, qëllo”, rrëfeu Vali Corleone.

Ndër të tjera shpjegoi se Anita Syla, 22 vjeçarja guxoi të shkrepte armën ndërsa kishte lot në sy.

“Dhe vajza duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për mediat kosovare.

Mes të tjerash ai pohoi se tashmë ishte në shtëpinë e tij.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali i Gjilanit ose i Italisë t’vogël!”, tha Vali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit