Në çdo dasëm të gjithë shqiptarët kanë dëshirë të shfaqin tradicionalitetin e tyre. Njësoj ka ndodhur edhe me Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon. Pavarësisht se ceremoninë e mbajtën në Como ata nuk harruan origjinën e tyre gjatë festës.
Në videon e publikuar nga “Iconstyle”, shihen të gjithë dasmorët që hedhin valle shqiptare. Gjatë kohës që performon këngëtarja shqiptare Artjola Toska, shfaqet e gjithë familja Hoxha së bashku me nusen që po kërcejnë me muzikën popullore dhe të tjerë dasmorë që janë kapur në valle.
Komento