Vitet e fundit flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Me rastin e Ditës Botërore të Fotografisë, gazetari i Zërit të Amerikës Raimond Kola ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto mbreslënëse të flamingove në Lagunën e Nartës në Vlorë, t¡ cilët duket sikur vallëzojnë.

Flamingo (Phoenicopterus roseus)

Ai ka ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kuq e zi dhe në shenjë lirie e dashurie e zgjodha sot për Ditën Botërore të Fotografisë.

Shkrepa duke mbajtur frymën qindra e qindra foto, jo për ta ndalur jetën, por për t`i dhënë asaj më shumë ngjyra, magji dhe shije.

Sepse kështu është fotografi”, shkruan në Facebook Raimond Kola.

Fotografitë e tij sjellin detaje mahnitëse nga jeta e zogjve dhe shpendëve mirgatorë në Shqipëri, duke i dhënë një dimension tjetër bukurisë së natyrës shqiptare dhe pasurisë së saj.