Valuta, Euro në rënie
fitojnë kredimarrësit

Valuta, Euro në rënie<br />fitojnë kredimarrësit
TIRANE- Euro ka humbur terren në këmbimet valutore, ndërkohë që pritet që dobësimi i saj të jetë me një afat më të gjatë, duke qenë se besueshmëria e investitorëve të huaj në valutën evropiane ka ardhur në rënie, si pasojë e problemeve të shteteve të eurozonës me borxhet. Ndërkohë, dollari ka shënuar rritje.

Duke pasqyruar lëvizjen në të gjitha tregjet botërore, pa përjashtim, edhe në tregun valutor shqiptar valuta e përbashkët evropiane ka humbur terren. Ajo ka rënë me pesë lekë në vlerë në tregun e këmbimit valutor që prej muajit nëntor. Banka e Shqipërisë jepte në fillim të muajit të shkuar vlerën mesatare të këmbimit prej 141 lekë e 64 qindarka.

Në fillim të kësaj jave, nje euro ra në vlerën e 136 lekëve e 31 qindarkave. Nuk dihet sa do të zgjatë kjo situatë, por paniku i operatorëve ndërkonbëtarë dhe problemet në Europë mund të krijojnë një situatë të favorshme për kredimarrësit dhe konsumatorët shqiptarë. Rënia e dukeshme e vlerës së monedhës së përbashkët kundrejt lekut brenda pak ditëve ka favorizuar tregjet në Shqipëri.

Kjo situatë lehtëson ata që kredinë e kanë marrë në euro dhe pagat i marrin në lekë, të cilët do të paguajnë më pak për të konvertuar monedhën kombëtare në valutën evropiane, për të paguar këstet në banka. Nga ana tjetër, edhe importuesit do ta kenë më të lehtë me blerjen e mallrave, megjithëse duhet thënë se gati asnjëherë ulja e vlerës së valutës nuk është shoqëruar me ulje reale të çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë në tregun e vendit.

Ndërkohë, kredia e marrë nga qeveria në euro gjithashtu lehtësohet, për më tepër tani, kur Financat bëhen gati për ankandin e rradhës të bonove të thesarit në valutë të huaj, që do të zhvillohet të martën, ku synohet të sigurohen nga bankat e nivelit të dytë 10 milionë euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara