Nuk ndalet rënia e euros, vlera shkon në 127.3 lekë
Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009. Prej gjashtë ditësh euro ka hyrë në një trend rënës, duke u zhvlerësuar përkundrejt lekut me gati 2 pikë.
Foto ilustruese
Nuk ka të ndalur rënia e euros në tregun vendas. Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri në tregun vendas. Një euro këmbehet dje me 127.3 lekë, apo rreth 0.42 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009. Prej gjashtë ditësh euro ka hyrë në një trend rënës, duke u zhvlerësuar përkundrejt lekut me gati 2 pikë. Prej fillimit të këtij viti euro ka humbur 5.6 pikë, me një ritëm rënie të përshpejtuar në dy muajt e fundit. Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve. Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga Banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.
Në të njëjtën linjë ishte dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili në një dalje ditën e djeshme tha që nuk ka ndikim deeuroizimi në rënien e euros, por faktorët fondamentale, që lidhen me investimet, remitancat, turizmin. “Në nivel makro, e thashë që mbiçmimi i kursit të këmbimit tregon rritje të fuqisë blerëse, për sa kohë që përcaktohet nga faktorë fondamentalë”, tha guvernatori.
Një tjetër faktor që po ndikon së fundi sipas aktorëve kryesorë të tregut të këmbimit valutor janë edhe flukset e turistëve. Ata argumentojnë se duke qenë qarkullimi i lekut në minimum dhe shpenzimet e ulëta, flukset e valutës prej turizmit reflektohen në kursin e këmbimit.
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
62.4%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 242
Lajme të tjera
-
Monedhat e huaja humbasin terren në këmbim me lekun, euro i kthehet sërish rënies
20 Shtator, 16:04
-
Tregu valutor, forcohet euro bie dollari
19 Shtator, 15:36
-
Rënia e euros ‘rrënon’ eksportuesit, humbjet si të pandemisë! INSTAT: Nga janari në gusht, eksportet u ulën me 28 mld lekë
19 Shtator, 14:09
-
Si u këmbye sot dollari dhe euro, zhvlerësohen lehtë monedhat e huaja
8 Shtator, 15:19
-
Banka e Shqipërisë: Situata e kredive me probleme, më e mirë se projeksionet
3 Shtator, 07:30
-
Kursi i këmbimit, Leku rifitoi terren ndaj Euros këtë javë
1 Shtator, 21:41
-
Euro shënon sërish rritje, kapërcen mbi 110 lekë! Forcohen edhe dollari e poundi britanik
25 Gusht, 15:17
-
Eksperti i ekonomisë: Shqipëria të hedhë hapa që të shkojmë drejt zëvendësimit të Leku-t me Euro-n
25 Gusht, 12:38
-
Euro marshon sipër 109 lekëve, arrin nivelin më të lartë që prej 1 qershorit! Dollari marshon sipër vlerës së 100 lekëve
24 Gusht, 14:40
-
Euro e mbyll javën në rritje, kthehet sipër 106 lekëve për herë të parë që nga qershori
18 Gusht, 14:34
-
Zaloshnja: Euro 120 lekë deri në fund të vitit?
11 Gusht, 18:15
-
Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro të premten, kursi i Euros ra përsëri
7 Gusht, 07:23