Disa qytetet përfshirë kryeqytetin Paris janë në orë të pjesshme policore në Francë për shkak të trazirave të dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh. Shtetrrethimi ndodhur pasi qeveria e pranoi se policia kishte humbur kontrollin gjatë protestave të dhunshme.
Kryeministri francez Sébastien Lecornu (Sebastjë Lëkorny) tha pas një takimi urgjent të kabinetit se ishte “plotësisht i vendosur për të rikthimin e rendit publik”.
Zyra e tij më vonë njoftoi orë policore të pjesshme nga ora 20:00 deri në orën 6:00 të hënën dhe të martën në mbrëmje në katër qytete veriore, përfshirë Lilën.
Një deklaratë nga policia tha se urdhrat ndalonin tubimet dhe demonstratat dhe ndalonin këdo që të hynte ose të qëndronte në dy zonat e caktuara. Edhe Marseja njoftoi se kishte ndaluar të gjitha tubimet dhe demonstratat. Ndërkohë, sindikatat franceze bënë thirrje për një raund të ri grevash dhe tubimesh më 5 nëntor.
SIpas autoriteteve shumë ndërtesa publike, përfshirë një bashki, u sulmuan dhe u dogjën, ndërsa rreth 2,000 dyqane u plaçkitën.
Ministri i Brendshëm francez foli për 60,000 policë dhe forca të tjera sigurie të vendosura në të gjithë vendin, por pranoi se kjo nuk kishte qenë e mjaftueshme për të kontrolluar protestat e dhunshme në Paris, Marsejë dhe Lioni.
Sipas ministrit të drejtësisë 2,513 persona ishin arrestuar dhe 67 të tjerë ishin burgosur që kur shpërtheu dhuna gjatë fundjavës. 30% e tyre ishin të mitur.
Protestat vijojnë edhe në Itali, ku qeveria ka njoftuar vendosjen e 500 ushtarëve shtesë në Milano, për të përforcuar sigurinë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.
Protesta e përplasje ka pasur edhe në Torino dhe Romë. Nesër në orën 18:00 në Piazza della Scala përpara Bashkisë së Milanos do të mbahet një demonstratë e quajtur "Milano nuk dëshiron dhunë", e organizuar Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës, pas trazirave të fundjavës së kaluar e ku do të jetë edhe kryebashkiaku Giuseppe Sala.
Protesta kanë nisur edhe në Greqi, ndërsa vijojnë në një sërë shtetesh të tjera si Spanjë, Portugali, e Belgjikë.







Komente
Komento