Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme, gjatë një takimi me drejtorë të shkollave të mesme të Tiranës në Ministrinë e Arsimit, se Qeveria po shqyrton uljen e moshës për dënimin penal.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, deri më tani përgjegjësi penale për kryerjen e një krimi kanë personat që kanë mbushur 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtje penale ata që kanë mbushur 16 vjeç.
“Po e studiojmë dhe do ta shohim nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal, siç thashë që po e bëjnë një sërë vendesh”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme, Rama me drejtues shkollash të mesme: Ulim moshën e përgjegjësisë penale! Jo rrjete sociale për fëmijët nën 16-vjeç (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA









