Virgil Van Dijk ishte brilant sezonin e kaluar me Liverpool pasi qendërmbrojtësi holandez nuk u driblua në asnjë rast, pavarësisht se mori pjesë në më shumë se 50 lojra. Për këtë arsye por jo vetëm UEFA e zgjodhi atë si lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, ndërsa shtatlarti u rendit i dyti në vlerësimet e FIFA po për të njëjtin çmim.
Gjithsesi sezoni që sa po ka nisur nuk duket I ngjashëm me atë që ka kaluar. Kjo pasi Van Dijk jo vetëm që u driblua për herë të parë në ndeshjen e disa javëve kundër Arsenal, por kjo gjë ka ndodhur sërish, këtë herë të mërkurën kur Liverpool u përballë në Champions League me Leipzig.
Në minutën e 39 të sfidës kur rezultati ishte 3-0 për Liverpool, Hëang Hee-Chan ngushtoi diferencat me një gol spektakolar. Ai që e bëri më të magjishëm padyshim ishte driblimi i Van Dijk, që për nga shpejtësi që kishte mund të thuhet se mbrojtësi mund të përfundonte edhe jashtë stadiumit.
Pas ndeshjes për këtë espido janë tallur edhe tifozët e Liverpool. Njëri prej tyre shkruante: “Pyes veten nëse Southampton do na jeptë dëmshpërblim për Van Dijk.” Gjithsesi ky nuk ishte komenti i vetëm që bëri përshtypje. Një tjetër tiufoz shkruante: “Phil Jons-i holandez,”-duke iu referuar ish-mbrojtësit të United që shpesh herë përfundonte i shigjetuar për gafat.