Premier League e futbollit në Angli nisi të premte me raundin e 37-të, ose të parafundit për këtë sezon. Në Birmingham vendasit e Aston Villas fituan 4-2 kundër Liverpoolit dhe siguruan matematikisht një vend për në fazën e ligës së Champions League për edicionin e ri. Tanimë ekipi i Unai Emery e ka mendjen te finalja e Europa League të cilën do ta zhvillojë më 20 maj në Stamboll kundër Freiburgut. Eksperti Emery kërkon trofeun e pestë të këtij kompeticioni, pasi më parë e ka fituar tre herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin.

Ndeshja në 'Villa Park' filloi me dominimin e vendasve, por u desh minuta e 42-të që Morgan Rogers të kalonte në epërsi Aston Villan, kjo pas një pasimi nga Lucas Digne. Nisja e fraksionit të dytë solli golin e barazimit nga Liverpooli me kapitenin Virgil van Dijk, por vetëm kaq.

I përhershmi Ollie Watkins u kujdes që të shënonte dy gola në minutat 57-të dhe 73 për të kalur Villan në avatazhin 3-1, edhe pas gafës së Szoboszlait. Një minutë para fundit ishte John McGinn që shënoi një supergol për Villan pas asistimit të Watkins. Në shtesë van Dijk gjeti dopietën personale për miqtë, me ndeshjen që u mbyll 4-2.

Kësisoj, Aston Villa me 62 pikë mbetet në vendin e katërt pasi fitoi sfidën direkt kundër Liverpoolit. Villa ia ka dalë të sigurojë një vend në Champions League për edicionin e ri, ndërsa Liverpooli mund ta bëjë edhe nëse Manchester City mposht Bournemouthin në ndeshjen e radhës që luhet më 19 maj.

Në të kundërt Liverpooli do duhet të fitojë kundër Brentford në raundin e fundit (24 maj) nëse nuk dëshiron të rrezikojë. Kujtojmë se nga Premier League edhe këtë sezon në Champions League do të shkojnë minimalisht pesë skuadra.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?