/ATSH-DPA/ - Portieri Viktor Valdes do të largohet nga Manchester United pas refuzimit për të luajtur me ekipin e dytë sezonin e kaluar, u shpreh trajneri i ekipit, Louis van Gaal.
Ish-portieri 30-vjeçar i Barcelonës, i cili iu bashkua Manchester United në janar nuk ishte i përfshirë në skuadër për turin aktual parasezonal në SHBA.
"Vitin e kaluar, ai refuzoi të luajë me ekipin e dytë", u shpreh Van Gaal për gazetarët.
"Kur nuk u përmbahesh këtyre principeve, ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është largimi nga skuadra", theksoi ai.
"Ky është një zhgënjim i madh. Është për të ardhur keq sepse ne i dhamë mundësinë për t'u rehabilituar, i nënshkruam kontratën për ta bërë të gatshëm për të luajtur", tha Van Gaal.