Zëvendëspresidenti amerikan përsëriti qëndrimin e Presidentit amerikan Trump se Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli. Vance tha se ishte i tronditur nga votimi i djeshëm në Knesset për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke e quajtur atë "të çuditshme dhe budallallëk".
Zëvendëspresidenti i SHBA-së u tha gazetarëve në Tel Aviv se "ndihej mjaft mirë" për armëpushimin në Gaza pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai e kritikoi votimin e Knessetit për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke e quajtur këtë veprim një "fyerje".
Parlamenti izraelit miratoi të mërkurën në një votim paraprak një projektligj për të aplikuar sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor. Edhe Sekretari amerikan I Shtetit Marco Rubio, i cili viziton këtë të enjte Izraelin e kundërshtoi veprimin e ligjvënësve izraelit duke thënë se ai minon paqen.
Lajmi kryesor:
SHBA kundër aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli! Trump: Nuk do të ndodhë, Netanyahu humb mbështetjen tonë nëse e bën











