"Shoh shumë kritika në lidhje me naftën. Rreth 20 vjet më parë, Venezuela shpronësoi pronat amerikane të naftës dhe deri vonë, i përdori ato për t'u pasuruar dhe për të financuar aktivitetet e saj narko-terroriste. E kuptoj ankthin në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake, por a duhet ta lëmë një komunist të na vjedhë në hemisferën tonë pa bërë asgjë? Fuqitë e mëdha nuk sillen kështu."
Kjo është ajo që shkroi zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance në një postim në X, duke iu përgjigjur shqetësimeve, kryesisht që burojnë nga baza MAGA e Trump, në lidhje me operacionin ushtarak në Venezuelë.
"SHBA-të, falë lidershipit të Presidentit Donald Trump, janë përsëri një fuqi e madhe. Të gjithë duhet ta marrin parasysh", përfundon Vance.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Maduros, ushtria e Venezuelës mbështet Rodriguez si presidente të përkohshme! Trump: Bëj gjënë e duhur ose do të paguash më keq se ai




