Së fundmi ajo ka qenë mjaft e komentuar në media, sidomos për rolin e saj në filmin më të fundit “Spring Breakers”.

Bëhet fjalë për aktoren amerikane Vanessa Hudgens, e cila ka marë pjesë mbrëmjen e djeshme në shfaqjen “The Tonight Show With Jay Leno”, e drejtuar nga Jay Leno.

vanessa hudgens

E veshur me një fustan të verdhe deri te gjuri ajo është dukur me të vërtetë rrëzëllitëse.

Gjithashtu modeli i fustanit i ngjitur pas trupit ka nxjerrë në pah format e saj të bukura dhe të tonifikuara.

vanessa hudgens

Gjatë batutave të shkëmbyera me moderatorin e shfaqjes, Vanessa e brohoritur dhe nga publiku ka performuar një kërcim, ku është dukur mjaft seksi.

Në fokusin kryesor të kësaj interviste ka qenë roli i saj në filmin ku është protagonistë bashkë me aktorë të tjerë amerikanë, të njohur si Selena Gomez, Ashley Benson, James Franco.

vanessa hudgens

Bukuroshja amerikane ka rolin e një studenteje kolegji në këtë film, ku i është dashur të ekspozojë trupin e saj veshur me bikini.

(b.t/shqiptarja.com)