Vangjel Dule për Belerin: Komunitetit të Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e sovranit se kështu do Ludoviku i Shqipërisë

 

Nga seanca e Kuvendit, deputeti Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik. Ai u shpreh se komuniteti i Hmarës po i nëpërkëmbet e drejta e Sovranit vetëm nga dëshirat e kryeministrit, që e krahasoi me Ludovikun.

“Një kryetari të zgjedhur, i privohet e drejta kushtetuese qe i kanë ngarkuar qytetarët e tij. Komunitetit të Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e sovranit, thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen ludovikut të Shqipërisë. Kreu i qeverisë është turpi i Shqipërisë.  Autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotë, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demoniuzimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. Gjysmë ore para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”- thotë Dule.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rikthen çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Balla ftesë Bardhit të ulen për bisedime! Berisha sulmon sërish policinë: Ndihem muxhahedin, Çuçi të dorëhiqet


G.MO/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion