Vlore- Partia Socialiste rimerr Himarën, që e humbi në zgjedhjet e 14 majit 2023, me kandidatin e saj të minoritetit grek, Vangjel Tavo.
Këtë herë fitorja është me një diferencë të madhe me 1477 vota plus në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidati i saj ish kryebashkiaku Jorgo Goro humbi për 19 vota kundrejt Fredi Belerit.
Kryeministri Edi Rama e quajti fitore spektakolare rezultatin dhe premton se do të jetë në krah të tij për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.
“Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë
Rama shoqëron mesazhin me një video në të cilën ata të dy, Vangjel Tavo dhe Edi Rama në fillim shfaqen si dy skulptura guri që më pas transformohen në Himarë.
Video shoqërohet dhe me vargjet e këngës labe "Bini ju o cula, bini ju longarë'. Ndërsa në krah të Himarës është dhe një diell, duke simbolizuar se tani lind dielli për Himarën.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme të Himarës që u mbajtën dje (4 gusht 2024) me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 PS humbi Himarën. Fredi Beleri, i cili kandidoi në emër të koalicionit të opozitës "Bashkë Fitojmë" mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota. Në zgjedhje morën pjesë në votime 7821 qytetarë, ose 34.27% e votuesve.
Lajmi kryesor:
Vangjel Tavo i PS-së, fiton me mbi 1400 vota plus zgjedhjet në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.2%
-
Pak
22.2%
-
Shumë pak
69.6%
Vota total: 1151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
-
Zhvillimi i turizmit kërkon më shumë profesionistë! Qeveria orienton të rinjtë drejt arsimit profesional
18 Shtator, 19:59
-
Rama drejt Brukselit, pritet të takohet me kreun e KE Von der Leyen
18 Shtator, 19:56
-
Konfiskime në letër, si u rikthye në duart e familjes Balili resorti luksoz 'Santa Quaranta' në Sarandë
18 Shtator, 11:51
-
Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO
18 Shtator, 11:09
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon të paktën 86 mandate, por a do t’i arrijë?
18 Shtator, 10:29
-
Godinat e reja për administratën, ja si duken projektet! Rama: Sipas modeleve më të mira europiane (VIDEO + FOTO)
18 Shtator, 08:08
-
FOTO/ Shpallen fituesit për 2 projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve! Godinat për institucionet publike në disa zona të Tiranës
17 Shtator, 20:14
-
Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!
17 Shtator, 17:03
-
Gjuetia e rosave dëmton Lagunën e Nartës! Vorpsi: Po largohen shpendët e egër, përfshirë flamingot! Përgjegjëse Agjencia e Zonave të Mbrojtura
17 Shtator, 16:10
-
Zgjedhjet 2025/ Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama 'i shqetësuar'! Mesazhi për socialistët dhe porosia për votën e diasporës
17 Shtator, 15:21
-
Hapet gara për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: S’ka më miliona euro qira në vit për privatin, pronat shtetërore për institucione
17 Shtator, 10:04