Dua të ndalem në një çështje tjetër: Shqiptarja.com, në numrin e sotëm (djeshëm) ka publikuar rastin e një nëne 29 vjeçare dhe foshjes së saj, të cilat humbën
jetën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Zoti Ministër, a keni dijeni dhe a mund të ndodhë që një nënë dhe bebi, shtruar në maternitetin kryesor në mes të Tiranës, të humbin jetën brenda muajit?
Jam njohur me rastin për të cilin më flisni dhe është një situatë shumë e vështirë. Shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe sikurse edhe ju, personalisht
jam interesuar pranë maternitetit për të marrë informacionin e nevojshëm se çfarë ka ndodhur dhe cila ka qenë diagnosa për vajzën që kishte mbetur shtatzënë. Kemi marrë të gjithë informacionin e nevojshëm, edhe arsyet dhe letrat diagnostikuese. Personalisht kam ngritur një grup kontrolli, me mjekët më të mirë gjinekologë të maternitetit “Koço Glozheni”, të cilët do të shohin kartelat dhe ecurinë ditë pas dite të agravimit të situatës për këtë nënë shtatzënë dhe për bebin e saj. Nuk mund të flas në këtë moment se cila është situata dhe pse ka ndodhur. Ngjarja është e rëndë dhe do të shihet deri në detaje për ta vlerësuar nga ekipet e
mjekëve. Sigurisht do të dalin edhe përgjegjësitë përkatëse.
....
Ndërkohë zoti ministër, sipas informacioneve tona, javën e kaluar, po në të njëjtin maternitet, dy foshja kanë humbur jetën. Pra gjithsej bëhet fjalë për tre foshnja që humbin jetën brenda një jave. Eshtë normale? Kaq skandal është të lindësh në maternitetet tona?
Ju po thoni se kanë humbur jetën dy foshnja? Në këtë moment që ne flasim unë nuk e kam këtë informacion. Nuk është raportuar. Nëse kjo gjë është e vërtetë, sigurisht që është e patolerueshme. Që në këtë moment do të ngre një tjetër grup pune për të parë nga afër situatën dhe për të marrë një raport të hollësishëm edhe nga materniteti. Nuk dua të besoj në vërtetësinë e kësaj që ju po thoni, por ju garantoj se do të ketë një kontroll dhe hetim të plotë për të gjitha sa raportohen. (Ministri ndërpret intervistën. Merr në telefon drejtorin e ministrisë duke e pyetur për këtë rast. I cili pak minuta më vonë i kthen përgjigje, duke konfirmuar vdekjen e dy foshnjeve. Ministri po në telefon kërkon një raport të hollësishëm për rastin, duke shkuar ekipi i ministrisë në Maternitet. Ndërkohë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” sipas drejtorit të ministrisë, po bëhen mbledhje për të nxjerrë përgjegjësitë për rastin në fjalë. Zoti ministër, më pas, duke tundur kokën, vazhdon bisedën me ne).
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com

