Durres- Gjykata e Posaçme shtyn seancën për ish kryebashkiakun Vangjush Dako dhe për të tjerët në datë 19 korrik ora 12:30. Shkak mungesa e avokatit të Hanza Rekës.
Ky i fundit paraqiti kërkesë në sekretarinë e gjykatës përmes klientës se tij, për shtyrjen e procesit në nje datë tjetër me argumentin se ndodhet jashtë territorit të vendit. Hanza Reka kërkoi që procesi të mos vijojë pa praninë e avokatit të saj, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.
Dako u arrestua në 6 qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u lirua pas 9 muajsh paraburgim, konkretisht më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë.
Komente










