Vangjush Dako: Më kanë penguar në punën time, por është faji i opozitës që nuk ka lidership!

Takimin në Durrës në kudër të zgjedhjeve lokale, pagëzuar "Bashkia që DUam" e ka çelur me një fjalë kryebashkiaku aktual i qytetit bregdetar, Vangjush Dako, në krye të kësaj bashkie prej tre mandatesh. Kryebashkiaku Dako ka bërë një bilanc të transformimit të Durrësit, duke përmendur investimet në kopshte dhe çerdhe dhe furnizimin me ujë të qytetit. Me reformën territoriale - tha Dako - janë bërë investime në çdo zonë të Durrësit.

"Falenderoj kryeministrin Edi Rama qëe ka mbështetur Durrësin për 12 vite rresht, jo vetëm këto vite, por edhe në opozitë e kemi transformuar Durrësin. Sot durrsakët nuk ndihen të zhgënjyer. Jam krenar që çdo kopsht dhe çerdhe është o i ri o i rikonstruktuar. Në muajin qershor do të përfundojë furnizimi me ujë të pijshëm i gjithë qytetit të durrësit. Kemi bërë shumë në këtë mandat, i kemi bërë këto me taksat tuaja që i kemi përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk i kemi bërë të gjitha, duam të bëjmë akoma më shumë, por hap pas hapi do të vazhdojmë për ta transformuar tërësisht Durrësin", tha Dako.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe opozitën dhe sulmet që i janë bërë. Por tha se banorët e kanë dhënë përgjigjen e tyre me votë prej vitit 2007.

"Na kanë penguar në punën tonë, na kanë hedhur baltë, aq më tepër për tek sheshi Veliera, dhe kur bën ndërhyrje kaq të mëdha do ketë edhe njerëz që kundërshtojnë. Jam i lumtur që qytetarët e Durrësit sot janë bërë arkitekt se flasin për ngjyrën e pllakës, ca të tjerë agronomë, ca për artin, dhe mua më pëlqen ky lloj debati, por nuk jam dakord me ata që na pengojnë me koshiencë vetëm për të nxirë çdo gjë të bukur që ne kemi realizuar. Ne i themi atyre që faji është i atyre, por mos të vazhdojnë në atë rrugë. Se po e nxjerrin nga harta turistike këtë qytet. Është faji i tyre që nuk kanë ldership, vizion, që qytetarët i kanë tradhtuar nga vitit 2007 e deri më sot, ku çdo 4 vjet i japin nga një leksion për tradhtinë që u kanë bërë banorëve", u shpreh Vangjush Dako.

 


Lajmi kryesor:

Rama krah Dakos në Durrës: Gjushi ju rrahu dhe kur ishit në qeveri...Niçja ishte me ju!


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja