Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla, kush janë ish-kryebashkiakët e PS që janë arrestuar deri më tani

Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla, kush janë ish-kryebashkiakët e PS që janë arrestuar deri më tani

1686065652_vangjushdako.jpg

Një ditë më parë, u arrestua ish-kryebashkiaku i PS në Durrës, Vangjush Dako. Report Tv sjell listën e ish-kryebashkiakë socialistë të arrestuar deri më tani.

Arrestimi i Vangjush Dakos
Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara. Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë. Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.

Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë. Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qëndruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.

Arrestimi i Fatos Tushes
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Arrestimi i Agim Kajmaku
Në qershor të vitit 2022, Agim Kajmaku i cili kishte drejtuar më herët Bashkinë e Vorës, u arrestua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Ai u nis në Itali 5 ditë para se të arrestohej. Ai ra në prangat e policisë mesditën e 25 majit 2022, ndërkohë që një ditë më pas në Portin e Durrësit, u ndalua kamioni i  drejtuar nga nipi ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur është e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukë peshku dhe jo drogë

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Arrestimi i Lefter Allës
Ish-kryebashkiaku i Bulziës, Lefter Alla,  u arrestua më 15 mars bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.


Lajmi kryesor:

Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos, 6 urdhra arreste të ekzekutuara! SPAK: Legalizuan pallatin 11 katësh para daljes së lejes së ndërtimit, tenderi i shëtitores u llogarit 10 herë më shumë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi