Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako zhvilloi të mërkurën një takim me anëtarë të Dhomave ekonomike turke e maqedonase. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të disa prej kompanive më të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin në Maqedoni e Turqi. Sipas burimeve zyrtare nga bashkia Durrës, gjatë takimit, palët kanë diskutuar mbi zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit ekonomik midis dhe nxitjen e investimeve edhe më të mëdha nga këto dy shtete në vendin tonë, e konkretisht në Durrës. Kryebashkiaku Dako njohu të pranishmit me resurset e qytetit të Durrësit në turizëm, tregti etj.








