Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Repolitix”, kryebashkiaku Vangjush Dako tha se gjatë gjithë fushatës në vitin 2013, Agron Duka ka pasur si krah të djathtë Jasin Avdylin.
Pas akuzave të Dakos, Duka është shprehur se Dakon e njeh gjithë Shqipëria kush është dhe se fundi për të është afër.
“Kush je ti dhe çfarë të kanë bërë ata ty (fizikisht dhe moralisht) e di unë, e di Durrësi dhe tani e di gjithë Shqipëria.
Megjithatë mos u bëj merak,per fundi është afër dhe është më i ëmbël se tmerri pa fund që ke përjetuar këto kohë!”, shkruan Duka.
(Debati pas përgjimeve të 'Bild')