Temperatura të larta kanë hasur banorët e Santa Martës në Kolumbi dhe për këtë arsye kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.
Mjeku u ka thënë atyre që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.
Sipas mjekut të qytetit, Julio Salas, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.
Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më fresk.
Julio Salas
Gjithashtu ai shtoi se zgjidhje për këtë do të ishte:
Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni.
Julio Salas
Mirëpo, udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.
Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Vala e nxehtësisë, që filloi në qershor, do të vazhdojë për javët e ardhshme.