Atentati në burgun e Vaqarrit ka ndodhur për motive hakmarrje dhe objektiv i këtij sulmi ishte Gazmir Daci, i akuzuar për vrasje dhe plagosje. 
 
Policia ka arritur të arrestojë 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezulton dy personat kanë qëlluar me armë zjarri dje ku mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, por objektiv i tyre nuk ishte ky i fundit, por Gazmir Daci.
 
Daci akuzohet për vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.
 
Pas kësaj ngjarje që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i  tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij 8 muaj më pas kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë. Por kanë gabuar në objektiv, pasi plagosën kosovarin, Lili Dulaj.
 
Pas ngjarjes dy të rinjtë Vito të Ergys Kolaverit jane larguar me shpejtësi me automjetin tip "Mercedes Benz" . Në momentin e kapjes Ergys Kolaveri ka qenë së bashku me kushëririn e tij.
 
Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë përdorur nga Ergys Kolaveri për të shënjestruar Gazmir Dacin nga kodra përballë burgut ku ishin vendosur. Ndërkohë që po punohet për gjetjen edhe të armës së krimit.
Njoftimi i policisë për atentatin në Vaqarr

Në foto kondra përballë burgut nga ku Ergys Kolaveri qëlloi dje me armë zjarri
burgu vaqarr

Skeda e përplasjeve Kolaveri-Daci
Atentati në Burgun e Vaqarrit e ka zanafillën më në 4 nëntor 2015, me vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri. Nën akuzë për këtë vrasje është Gazmir Daci, objektivi i sulmit të djeshëm në Vaqarr.
 
Pas ngjarjes në 4 nëntorit 2015 që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë. Por duke ngatërruar shënjestër e duke plagosur personin e gabuar.
 
Dy vëllezërit Valmir dhe Robert Kolaveri të moshës 25 dhe 27 vjeç, u qëlluan me armë zjarri nga Gazmir Daci pas një konflikti në një lokal në qendër të Bathores në Tiranë.
 
Ndërkohë, i arrestuari mësohet se ka qenë me dy vëllezerit në lokal, ku pas një grindjeje fillimisht verbale kanë dalë jashtë lokalit, dhe 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur rëndë, ku më pas Valmir Kolaveri ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe Robert kolaveri mbeti i paralizuar.
 
Për këtë ngjarje, mesnatën e 22 dhjetorit, policia do të arrestonte të kërkuarin Gazmir Daci. Ai u kap në dhomën 12 të një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s.
 
Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.
 
Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë.
 
Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.
 
Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Gazmirin, që njihet edhe me emrin Elson. Kur janë gjendur në lokal, ky i fundit u ka kërkuar sqarime lidhur me rrahjen që i kishin bërë në Francë.
 
Në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

(Skeda e përplasjeve Kolaveri-Daci)