Varësia e Evropës nga gazi rus mes tensioneve me Ukrainën

Varësia e Evropës nga gazi rus mes tensioneve me Ukrainën

Ndërsa shtohen tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, vendet evropiane janë të shqetësuara lidhur me pasojat që mund të ketë kjo situatë tek furnizimi me gaz. Materiali në vazhdim sjell mendimet e analistëve se si veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës mund të ndikojnë tek sektori enegjitik evropian.

Gazi natyror rus mbulon rreth 40% të tregut evropian, për vendet si Franca, Polonia, Gjermania dhe Italia. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia do të gjejë një pretekst për të ndaluar rrjedhën e gazit në Evropë që kalon me tubacione përmes Ukrainës.

“Mendoj se do të ketë incidente lokale. Ka gjasa të mëdha për një sulm ndaj gazsjellëst ukrainas. Kjo do të përdorej si justifikim nga Rusia për të dalë nga kontrata afatgjatë”, thotë Aura Sabadus me organizatën e konsulencës së tregjeve “Independent Commodity Intelligence Services”.

Uashingtoni pretendon se Rusia ka një plan për të fabrikuar një sulm dhe për ta përdorur atë si arsye për të pushtuar Ukrainën. Rusia i ka hedhur poshtë pretendimet. Ekspertët dyshojnë se Rusia mund ta përdorë furnizimin me gaz si mjet për të përçarë Evropën. Ata theksojnë mosmarrëveshjet në Evropë për gazsjellësin “Nord Stream 2”, i cili kalon nga Rusia për në Gjermani nën Detin Baltik. Projekti ka përfunduar por ende ka nevojë për miratimin e enteve rregullatore në Gjermani dhe Bashkimin Evropian.

Ish ndihmës sekretarja e shtetit Debra Cagan, thotë se strategjia e Rusisë është e qartë.

“Është e qartë se Rusia po e përdor si armë politike për të kërcënuar Evropën dhe veçanërisht për të kërcënuar ato vende që ata besojnë se mund të kenë rol në miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Synimi përfundimtar i Rusisë është që ta detyrojë BE-në të ndryshojë rregullat antitrust për t’i mundësuar Rusisë që jo vetëm të sigurojë gazin, por edhe të ketë pronësi mbi tubacionet, të kontrollojë presionin dhe sasinë e gazit që kalon nëpër tubacione.”

SHBA dhe Evropa e kanë paralajmëruar Rusinë për pasojat e agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe thonë se sanksionet për çdo veprim ushtarak ndaj Ukrainës do të përfshijnë gazsjellësin Nord Stream 2.

“Për sa i përket Nord Stream 2, vazhdojmë të kemi biseda shumë të forta dhe të qarta me aleatët tanë gjermanë. E thënë troç, nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë apo në një tjetër, Nord Stream 2 do të bllokohet”, thotë Victoria Nuland, Nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike.

Për të ndihmuar Evropën të përballet me një krizë të mundshme të gazit, Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar Katarit dhe shteteve të tjera prodhuese në lidhje me sigurimin e gazit për Evropën nëse Rusia ndërpret furzimet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se eksportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë në tremujorin e fundit të vitit 2021 u rritën me 40% krahasuar me totalin e vitit të kaluar.

Por ekspertët thonë se kjo nuk do të plotësonte nevojat në rast të një ndërprerje të furnizimeve ruse.

“Gjatë janarit në Evropë, importet e gazit të lëngshëm kanë qenë pothuajse në nivele rekord, dhe në fakt gjysma e importeve ishin nga Shtetet e Bashkuara”, thotë për Zërin e Amerikës Aura Sabadus me organizatën e konsulencës së tregjeve “Independent Commodity Intelligence Services”.

Ish diplomatja amerikane, Debra Cagan, thotë se një ndërprerje e furnizimeve ruse jo vetëm që do të kishte ndikime ndaj Evropës por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Në të njëjtën kohë që Uashingtoni i thotë Evropës të ndërpresë gazin rus, Shtetet e Bashkuara po importojnë rreth 18 milionë fuçi naftë ruse në muaj”, thotë Debra Cagan, me organizatën “Transatlantic Leaders Network”.

Vendet evropiane thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë burime alternative të energjisë për të zëvendësuar varësinë nga gazi rus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë