Vodhi 12 mln lekë në vendin e punës se i dashuri donte të investonte në ‘Bitcoin’, lihet në burg 34-vjeçarja 'bankiere': Për të kam marrë edhe kredi

Një javë 'punë' iu desh Blerina Shtëpanit, 34-vjeçe, për të vjedhur plot 1.2 milionë lekë në një këmbim valuator në Tiranë, ku ishte punësuar. Prokuroria ka lënë në burg Shtepanin ndërkohë që nga hetimet ka rezultuar se ajo ka nisur punë në zyrën e këmbimit valutor më 27 korrik, ndërsa vjedhja u konstatua vetëm 6 ditë më vonë, me 2 gusht 2022.

Shtepani është prezantuar tek pronarët e 'exhcange' si ish punonjëse banke. Kur është konstatuar vjedhja ajo e ka mohuar. Më pas ka thënë se nëse mungon ndonjë lekë gjatë turnit të saj do ta zëvendësonte.  Kur pronarët i kanë thënë shifrën që mungonte ajo është përplasur me ta, duke i thënë se po e akuzonin padrejtësisht.

Vetëm hapja e kamerave ka vërtetuar se Shtepani ka dalë me tufa lekësh nga zyra e exhcange për tu kthyer pas disa minuatash, duke vendosur në arkë  monedha. Më 9 gusht 2022 kur s’ka kthyer shumën e vjedhur ajo është vetëdorëzuar ne polici duke pranuar vjedhje e shpjeguar se lekët ia ka dhënë një shtetasi me emrin Ylli.

“Yllin e kisha te dashur. Për të kam marrë edhe kredi pasi ai me kërkonte para të investonte ne Bitcoin.”

Ndërkohë nga bilanci pronarëve u del 1.2 mil mangët. Shtepani pranon se ka vjedhur 700 mijë lekë.

“Isha aq e varur nga Ylli sa fiktivisht u martova me kushëririn e tij që ai te merrte mbiemrin tim e të shmangte problemet me drejtësinë.”

Dëshmia e Blerina Shtepanit

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondi: 12/08/2022 13:05

    Po cna bere mo Ylli na more nqaf..

    Përgjigju
  • Lushka: 12/08/2022 11:31

    Thjehst idiotsi e nje mendje te ceket! Mjere pronaret cfare marrin ne pune! Testi psikologjik arsye pse duhet nje makineri para punedhenies...

    Përgjigju
    • Dakord: 12/08/2022 12:04

      Çfare mendje e ceket ore??? Kjo eshte per psikiater e shkreta se as psikologu nuk i ben pune

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë