KORÇE - Një 45-vjeçar nga qyteti i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në ballkonin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të serenatave ku Gëzim Dajlan ka kryer edhe aktin ekstrem.
Kanë qenë familjarët të cilët e kanë gjetur trupin e tij të varur, ndërkohë që nga hetimet e para mësohet se shkak ka qenë heqja e kempit nga ana e autoriteteve. Përjashtimi nga kempi ka bërë që prej disa ditësh Gëzimi të përjetonte një gjendje të rënduar psikologjike.
Mësohet gjithashtu se familja Dajlani jeton në kushte të vështira ekonomike dhe me kempin që merrte 45-vjeçari, siguronin disa prej ushqimeve.
Ky është rasti i tretë i vetëvrasjes në Rajonin e Korçës brenda katër ditësh, pas vetëvarjes së një 16-vjeçareje në lagjen 6 si dhe të efektivit të Policisë në Pogradec.
(da.is/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com