Familja e Pandi Sheqi, banues në fshatin Hoxharë e Vjetër në njësinë Administrative Dërmenas Fier, jeton në një varfëri ekstreme. Familja përbehet prej tre personash, dy fëmijë të moshës mbi 20 vjec, një vajzë dhe një djalë me probleme shëndetësore si dhe babai i tyre Pandi Sheqi. Banesa ku jetojnë është rrezik shembje, një shtëpi e ndërtuar me blloqe para demokracisë. Brenda ambienteve të kësaj banese ku fle kjo familje nuk ka asgjë.
Ata thonë se janë pa të ardhura, pa ushqim, veshmbathje, por tani më edhe pa energji elektrike. Sakaq, për ata përherë shtohen problemet shëndetësore. “Jemi shumë të varfër, babanë dhe motrën i kam sëmurë, edhe unë po ashtu. Motrën e çoj te gjyshi se nuk e mbaj dot” thotë njëri nga fëmijët.
Të vetmit që e ndihmojnë hera herës familjen Sheqi janë bashkëfshatarët e tyre. “Jetojnë shumë keq janë të tërë të sëmurë. Familje pa ndihmë, e varfër, i ati i ikur, e ëma po ashtu dhe kanë mbetur pa shtëpi, pa drita. Gjynah kur i marrin dritat këtyre ne kemi mbaruar” thotë ata. Sakaq, edhe fqinjët thonë se e vetmja mundësi për ta larguar këtë familje nga varfëria është ndihma nga shteti.
Bravo shqiptarja .com me informacionet sociale qe jep ,duke evidentuar damiljet ne skamje dhe duke sensibilizuar bashkite dhe qeverine . Eshte detyre kushtetuese dhe ligjore per administratoret e zonave infirmacioni per familjet ne nevoja emergjente . Shembullin e oara e dha Saimir Mane , tani duhet te ndihmojne dhe te tjeret ,se me vete nuk do i marrin parate , qe ne jete toke i bene
Përgjigju