"Varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin”, Endrit Braimllari akuza Ramës nga Korça e Pogradeci
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec, ku akuzoi kryeministrin, si shkaktarin kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, pasi s'ka më shpresë në vend
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari me strukturat e LSI-së në Pogradec
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i shoqëruar nga deputeti i LSI së Qarkut Korçë Edmond Panariti zhvilluan një tur takimesh me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec. Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari akuzoi kyeministrin Rama si shkaktarin kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, për shkak të politikave të qeverisjes së tij që po nxisin varfëri dhe kriminalitet.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari me strukturat e LSI-së në Pogradec
“Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri, sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.
Fjala e plotë e Braimllarit:
Sot Shqiptaria është më e varfër se kurrë dhe këtë nuk e them un, këtë ju e ndjeni përditë në takimet që keni me njerëzit. Ka shumë të rinj e të reja nga Pogradeci që largohen jashtë Shqiptarisë. Familjet e tyre nuk kanë dëshirë që të largohen, por i detyroi Edi Rama të largohen dhe kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndë për vendin. Thonë që kemi hapur 234 mijë vende të reja pune. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit thotë që 367 mijë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.
Atëherë si mund ta shpjegojë ky kryeministër këtë largim të shqiptarëve nga vendi. Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët, kriminalizo vendin me qëllim që nesër të ketë më shumë mundësi për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, atë çka bëri zgjedhjet e fundit. Ne jemi më të vendosur se kurrë, përballë Edi Ramës ka vetëm një politikë. Ajo është politika e qytetarëve, politika e protestave sepse ne nuk durojmë më këtë njeri të papërgjegjshëm të marrë peng Shqipërinë.
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.3%
-
E gabuar
46.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 831
Lajme të tjera
-
Disa përfundime lokale të oborrit tonë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit
22 Shtator, 07:49
-
Yuri Kim takohet me Ramën në New York: E kënaqur të shihja kryeministrin shqiptar në drejtimin e debatit në KS
21 Shtator, 21:22
-
Pellumb Kulla: Edi Rama i lavdëruar në çdo gjuhë të botës dhe i sharë shqip dhe rusisht
21 Shtator, 20:45
-
'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali
21 Shtator, 20:17
-
Ylli Pata: Shndërrimi i parodisë anti-Rama në karikaturë anti-amerikane!
21 Shtator, 19:48
-
Rama iu dha amerikanëve atë që donin!
21 Shtator, 19:04
-
Debati me ambasadorin rus në OKB, Rama shpërndan videon e ‘Sky News’: Krenari për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës
21 Shtator, 18:09
-
Rama dje në Këshillin e sigurimit dhe çështja 'Non Grata'
21 Shtator, 14:48
-
Rama në çeljen e ekspozitës së UNESCO në SHBA! E pranishme edhe bashkëshortja e Zelenskyt: Shpirtin tonë asnjë luftë nuk mund ta vrasë
21 Shtator, 14:28
-
Rama ndan fotot nga mbledhja në Këshillin e Sigurimit në OKB: Dita më krenare për Shqipërinë! E pranishme edhe Linda Rama
21 Shtator, 08:16
-
Shqipëria drejton KS në OKB, deputeti Deliu: Krenar, Rama tregoi kush është viktima dhe agresori! Krashi: Jemi kthyer në kontribues të paqes
20 Shtator, 22:27
-
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Hoxha: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit e arriti qëllimin! Rama e drejtoi me përgjegjshmëri, nuk lëshoi pe ndaj Rusisë
20 Shtator, 21:45
LSI me kete Brahimllarin dhe PD me Klevis Balliun e kane te sigurte fitoren. Une per keta do votoj per vete se jane e ardhmja e ketij vendi. Do bejme shtet kesaj radhe me keto figura te ç’nderuara...
PërgjigjuKu e kane gjetur kete rrumaducin Llari?Fantastike, qe ky eshte deputet,me ik me vrap.
PërgjigjuBRAVO I KE RON PIKES VARFERI DHE KRIMINALITET KJO ESHTE PROGNOZA E PARTISE RADIKALISTE E RAMES QE QUHET PS
PërgjigjuPo ik ore thes Llari ,na tregon .perralla me trapllari...dil e protesto ne votime do tu shoh..cfare mendon populli per ju leshistet.
Përgjigju