Varhelyi: Mali i Zi, vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim
Oliver Varhelyi takon Jakov Milatoviç, 27 shkurt 2024
Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha të martën në Podgoricë se Mali i Zi duhet të përfitojë nga mundësia e madhe dhe momenti i favorshëm për të përshpejtuar rrugën evropiane, në mënyrë që të ringjallet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me anëtarësim.
Zoti Varhelyi bëri të ditur në Mal të Zi se ka ardhur me një mesazh të qartë.
"Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim. Të gjithë jemi të gatshëm të mbyllim standardet e përkohshme, synimi ynë është ta çojmë Malin e Zi në nivelin tjetër", vlerësoi zoti Varhelyi.
Gjatë takimit me Komisionerin evropian, Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë në BE që, siç tha ai, "është një synim i politikës së jashtme dhe pritshmëria e Mali të Zi, si udhëheqës në procesin e negociatave, të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028”.
Edhe kryeministri malazez, Milojko Spajiç falënderoi zotin Varhelyi për mbështetjen e tij ndaj Malit të Zi. Ai shkroi në rrjetin X se "me një inkurajim të tillë do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në rrugën tonë drejt BE-së”.
Për të mbyllur kapitujt e mbetur të negociatave, Mali i Zi duhet të bëjë përparim në kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.
Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nga dhejtori i vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një konferencë ndërqeveritare, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit. /VOA/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
Po u pranua Mali i Zi shpejt ne BE,shqipot do te lene /bullgarizimin/ dhe do te fillojne /montenegrimin/!
Përgjigju