Varhelyi: Negociatat do të transformojnë Shqipërinë, na duhet konsensus kombëtar në këtë proces

 

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Jam krenar dhe u lumtur që jam sot këtu për të festuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vijuar vendimin e Këshillit Evropian të vitit 2020. Dua të falënderoj të gjitha presidencat për punën që kanë bërë. Ky vendim historik i dërgon një sinjal të fortë drejt Ballkanit Perëndimor dhe më tej. 8 vite nga statusi kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im ndaj qytetarëve të Shqipërisë është shumë i thjeshtë: ne duam që të jeni pjesë e Bashkimit Evropan. Nga sot e tutje do të injektojmë në negociata një dinamizëm të ri. Shqipëria mund të mbështetet te Komisioni dhe ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të përgatitet sa më shpejt për tu bërë anëtare e BE. Sot pasdite nisim ‘screening’, që është hapi i parë i negociatave. Na duhet konsensus mbarëkombëtar, në këtë rrugëtim na duhet të tërë në Shqipëri. Jo vetëm negociata gjithëpërfshirëse por edhe shteruese. Negociatat kanë një natyrë transformuese. Do të ketë një ndikim madhor, pozitiv tek popullsia, tek ekonomia. Ne duam që të gjithë të jenë pjesë e saj dhe të punojnë për të. Rruga e Shqipërisë për tu bërë anëtarë sapo ka nisur dhe ne jemi gati të jemi të gatshëm të punojmë sa më shpejt ta zhvillojmë në proces. '- tha ai


Lajmi kryesor:

Konferenca për mediat/ Varhelyi: Negociatat do ta tranformojnë Shqipërinë, edhe ekonomikisht! Rama: Çdo hap përbën një vlerë të shtuar, mundësi të re zhvillimi


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar