Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar sot me Igli Hasanin, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, Varhelyi shkruan se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat drejt integrimit në BE. Ai shtoi se synimi është që deri në fund të këtij viti, BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për kapitullin e parë.
“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm. Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”- shkruan Varhelyi.
#Albania, as a negotiating country, has continued to make progress in EU- related reforms.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 13, 2023
Met Minister @IgliHasani on the margin of the EU-Western Balkan Ministerial to discuss the next steps.
Our aim is to open accession negotiations on the 1st Cluster by the end of this year. pic.twitter.com/u1QGmR9Pry
Hasani ndodhet në Bruksel në kuadër të takimit me ministrat e Jashtëm të BE, ku njoftoi edhe takimin me homologun spanjoll Manuel Albares. Ministri shpreh përkushtimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, teksa nënvizoi se qeveria shqiptare po bën çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE.
“Raporti i javës së kaluar nga KE konfirmon angazhimin e BE ndaj rajonit. Nëse BE forcon rolin e saj global në promovimin e sundimit të ligjit, suksesi i saj në rajonin tonë është vendimtar. Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë një partner në tavolinë, për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë. Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE, për të përballuar kërcënimet e sigurisë”, u shpreh kryediplomati shqiptar.
Në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri Hasani zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Cu be me kercenimet greke? Greket si gjithmone luftojne me mullinjte me ere.
Përgjigju