Varhelyi: Vuçiç do t’i ndihmojë BE-së në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë në Beograd se Serbia duhet t’i ndihmojë Bashkimit Evropian për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Kemi nevojë që Serbia të jetë në anën tonë. Unë e kuptoj mesazhin e Vuçiçit se do të na ndihmojë që t’i zbatojmë sanksionet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Varhelyi.

Bashkimi Evropian ka miratuar disa pako me sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Megjithatë, Serbia, vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, nuk i është bashkuar BE-së, duke mos i vënë sanksione Moskës.

Varhelyi ka thënë se lufta në Ukrainë ndikon në anëtarësimin e Serbisë në BE.

Sipas tij, sundimi i ligjit është kusht shumë i rëndësishëm, por aq nuk mjafton.

“Koordinimi i politikës së jashtme ka rëndësi më shumë se kurrë më parë. Paqja dhe siguria e kontinentit tonë është sulmuar, prandaj na duhet Serbia, një shtet kandidat për anëtarësim që të na ndihmojë”, ka thënë ai.

Vuçiç ka thënë në konferencën e përbashkët për media se e kupton mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

“Ne i kuptojmë shumë mirë deklaratat e Varhelyit, të cilat i ka bërë si mik, për harmonizim të politikës së jashtme”, ka shtuar Vuçiç”.

“Askush nuk mund t’iu shmanget sanksioneve kundër Rusisë përmes territorit të Serbisë, sepse ne nuk merremi me krim dhe nuk pasurohemi nga vuajtjet e askujt gjatë luftës”. 

Rusia dhe Serbia gëzojnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën dhe bashkëpunojnë në fusha të ndryshme përfshirë, mbrojtjen, furnizimin me gaz, e të tjera.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit

21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit