Variçet, si mund të parandalohen

Variçet, si mund të parandalohen
Venat varikoze janë vena të zgjeruara dhe të përdredhura. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë i cili rrit presionin në venat e këmbëve. Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze ) janë thjesht një shqetësim kozmetik, por për të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirfilltë me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë. Veç kësaj, venat varikoze mund të çojnë në shqetësime akoma më serioze. Ato gjithashtu sinjalizojnë një risk të lartë për probleme të qarkullimit. Trajtimi konsiston nga kujdesi vetjak deri tek trajtimi nga mjeku specialist, i cili mund të mbyllë apo heqë venat varikoze.

Si dhe pse formohen?
Arteriet transportojnë gjak nga zemra në indet e tjera. Venat e kthejnë gjakun nga trupi për në zemër në mënyrë që gjaku të riqarkullojë. Për të kthyer gjakun në zemër, venat e këmbës duhet të pompojnë kundër gravitetit. Kontraktimet e muskujve të kërcirit funksionojnë si pompa dhe muret elastike të venave ndihmojnë në kthimin e gjakut në zemër. Valvula të vogla në vena hapen kur gjaku rrjedh për në zemër dhe mbyllen për të evituar rrjedhjen e gjakut mbrapsht. 90% e të rriturve kanë vaza të holla nën lekurë ose siç i njohim ndryshe, variçe. Shkak është një defekt në sistemin e venave. Ndërhyrja në kohën e duhur parandalon komplikacione të rënda.Një dëmtim i trash¬ëguar i indit lidhor, i kombinuar me një mënyrë jetese të pafavorshme, dëmton muret e enëvë të gjakut dhe bën të pamundur zgjerimin e vazave të këmbëve duke krijuar kështu variçet. Në pjesën më të madhe të rasteve ato janë shqetësuese vetëm estetikisht, por ndonjëherë kanë ndikime të rënda mbi shëndetin tonë të tilla si prirje për tromboza apo plagë të thella.
Evidentimi i ndryshimeve në vena dhe trajtimi në kohë i tyre, ka mundësi të mira për të parandaluar infeksione të rënda. Variçet duan muaj dhe vite të formohen.

Si mund të dallojmë ndryshimet e venave që predispozojnë për variçe?
Vazat e holla nën lëkurë - këto janë variçe shumë të vogla në shtresën më sipërfaqsore të lëkurës (dermës) dhe shpesh paraqesin vetëm një problem estetik. Ato nuk bëhen problematike kur përhapen në pjesën e jashtme të kofshës në formë degëzimesh.

Lokalizimi - Nëse ato shfaqen në rrjedhën e venës së madhe, në zonën e kyçit të këmbës apo në zonën e pasme të gjurit, atëhere kemi të bëjmë me shenja të një sëmundjeje të sistemit të venave.
Tregues i shpeshtë për sëmundje venash: variçe të dukshme në kërci dhe në kofshën e sipërme janë gjithmonë një arsye për një vizitë te mjeku. Ato formohen kryesisht në sistemin sipërfaqësor të venave në indin dhjamor të nënlëkurës. Pikënisje është shpesh një valvul e dëmtuar e venave në pjesën e sipërme të kofshës. Nëse nuk trajtohet ajo e zhvendos defektin nga lart poshtë në drejtim të shputave.

Tregues i sigurt i sëmundjes së venave janë variçet që shoqërohen me enjtje të dukshme, dhimbje, ndyshime të ngjyrës së lëkurës apo ekzema përreth kyçeve. Me rritjen e presionit në vena, enët bëhen më të përshkueshme. Uji dhe lëndët proteinike dalin nga vazat e gjakut duke formuar edema. Presioni në rritje dëmton metabolizmin e indit rrethues dhe si pasojë ndodhin dëmtime të lëkurës deri në plagë të thella. Rreth 90% të të gjitha sëmundjeve të venave prekin sistemin sipërfaqësor të venave që do të thotë venat në indin dhjamor të nën lëkurës. Këtu formohen variçet që shpesh janë të dukshme si linja ngjyrë blu, gjarpëruese dhe të trasha. Në shumicën e rasteve preket një nga të dyja vazat kryesore, valvulat e të cilave pak nga pak dalin nga funksioni. Variçet janë vena defektoze që nuk e përmbushin më funksionin e tyre të transportimit të gjakut . Trajtimi ka si qëllim të korrigjojë venën e dëmtuar për të lehtësuar qarkullimin e gjakut.

REKOMANDIMET: SPORT DHE USHQIM TE SHENDETSHEM

Sporti dhe ushqimi i shëndetshëm ndihmojnë funksionimin e venave madje edhe kur variçet janë aty. Nëse dikush zhvillon apo jo variçe kjo varet ekskluzivisht nga gjenet. Vetëm një mënyrë jetese e papërshtatshme nuk është shkak i vetëm për zhvillimin e tyre. Nëse prindër apo gjyshër kanë vuajtur nga një problem i tillë, mundësia që të trashëgohet edhe në pasardhësit e tjerë të familjes është e madhe.
Indi i dobët lidhor është arsyeja kryesore për një zgjerim të mureve të venave. Ato lëshohen dhe kështu valvulat venoze, të cilat bëjnë të mundur kanalizimin e gjakut për në zemër, nuk mbyllen. Si pasojë gjaku grumbullohet në këmbë.
Hormonet femërore dhe mbi të gjitha estrogjeni e lëshojnë më tej indin lidhor. Kjo është arsyeja pse gratë janë më të rrezikuara se burrat. Veçanërisht kur ato përdorin pilulat kontraceptive apo janë shtatzënë (pra kur niveli i estrogjenit në organizëm është i rritur).
Si të luftojme pushtetin e gjeneve?
Për shkak se sëmundjet e venave varikoze më shpesh vijnë si pasojë e një trashëgimie, duhet të shfrytëzohen të gjitha masat parandaluese për të pakësuar mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Normalizimi i peshës, humbja e indit dhjamor, lëvizja (aktivizimi i muskulaturës së këmbëve) janë metoda efektive që ndihmojnë në parandalim. Nëse muskujt e pulpave tendosen gjatë ushtrimeve fizike bëhet e mundur rritja e presionit të gjakut në muret e venave dhe gjaku e ka më të lehtë të ngjitet sipër. Sporte të këshillueshme janë ecja e lirë, vrapi, biçikleta, kërcimi ,noti madje dhe vetëm shëtitja ndihmon. Gjatë këtyre lëvizjeve në këmbë vihet në punë pompa e muskujve të kërcirit. Këmba nuk duhet të qëndrojë e ngjeshur në këpucë, madje dhe takat e larta janë armike të venave. Më pak të përshtatshme janë sporte si futbolli dhe tenisi sepse bëjne një shtim të menjëhershëm të presionit në vena që nuk është shumë favorizues. Sportet që kërkojnë frymëmarrje të sforcuar kanë efekte negative. Presioni i rritur menjëherë në hapësirën e gjoksit ndalon kthimin e gjakut nga venat në zemër, prandaj nuk rekomandohen sportet e vështira. Nëse ju duhet që gjatë ditës të rrini ulur për një kohë të gjatë, ngrihuni herë pas here dhe bëni lëvizje të thjeshta dhe mundohuni të evitoni qëndrimet këmbë mbi këmbë sepse shtypni enët e gjakut dhe pengoni qarkullimin. Nuk ju këshillohet çdo veprim që pasohet me zgjerim të venave si banjot e nxehta, qëndrimi i gjatë në diell dhe sauna, ndërsa i ftohti ndihmon që vena të tkurret lehtë. Masazhi i kofshëve dhe pulpave me ujë të ftohtë i ndihmojnë venat. Pijet alkoolike të kufizuara dhe pijet e pasura me natrium bëjnë që të mbahet uji në trup dhe të rritet vëllimi i gjakut. Ushqimi nuk duhet të përmbajë sasi të madhe kripërash, por sasi të madhe fibrash. Në rast diagnostikimi me vena varikoze në ndihmë vjen mbajtja e çorapeve. Ato duhen veshur në mëngjes kur këmbët janë më pak të fryra dhe duhen mbajtur veshur deri në mbrëmje.
Marre nga ALMEDICUS
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza