'VAR-i po manipulon ndeshjet', arbitri trondit Italinë: Klubet s'janë të përfshira

'VAR-i po manipulon ndeshjet', arbitri trondit Italinë: Klubet s'janë të përfshira

Foto ilustruese

Pikërisht në ditët kur ka polemika të forta për gabimet e arbitrave në fushë dhe në VAR (Video assistant referee), emisioni italian “Le Iene” publikoi një dëshmi të një arbitri në aktivitet. Vendimet, arbitri i identiteti i të cilit mbahet i fshehur i quan anomali serioze në sistem.

“Këtë vit ka pasur shumë gabime nga arbitrat në fushë dhe në VAR, të cilat janë vërtet të pashpjegueshme, sidomos për ne që jemi profesionistë. Nëse keni pamje të qarta para syve dhe keni mundësinë e rishikimit të episodit me shumë kamera në dispozicion, si nuk e vini re gabimin e bërë nga arbitri në fushë?", tha fillimisht.

Ai jep shembuj konkretë. “Për shembull, është rasti i penalltisë së mohuar ndaj Bologna në Juventus-Bologna, ose e goditjes me dorë të Pulisic para golit të tij në Genoa-Milan, ose e faullit të fundit të Bastoni ndaj Duda në Inter-Verona, pak para se të vazhdonte aksioni golit të shumë të debatuar të Inter”.

Sipas arbitrit të intervistuar disa kolegë mbrohen, duke marrë vlerësime të mira nga shoqata dhe kjo po ndikon në karrierën e të tjerëve. Vetë ai thotë se në këtë çështje nuk janë të përfshirë ekipet, por është një çështje e politikës sportive. Ndërkohë shefi i arbitrave Gianluca Rocchi tha se nëse arbitri ka prova për pretendimet t’i paraqesë ato.

"Shoqata Italiane e Arbitrave i konsideron të papranueshme akuzat e ngritura mbrëmë, në mënyrë anonime, nëpërmjet një transmetimi televiziv. Këto janë aludime që nuk kanë bazë konkrete. Menaxhimi teknik i CAN-it, si dhe i të gjitha komisioneve të tjera kombëtare, bazohet në vlerësime të sakta në lidhje me performancat e arbitrave. Nëse dikush beson se ka elementë konkretë për atë që është deklaruar gjatë transmetimit nga një person me fytyrë të fshehur dhe zë të ndryshuar, të dalë dhe të ndjekë rrugët zyrtare duke sjellë provat”, ishte komenti i presidenti të kësaj shoqate, Carlo Pacifici.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë